Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se, kur Allahu e krijoi
Xhenetin dhe Zjarrin, i tha Xhibrilit (alejhi selam): "Shko në Xhenet dhe shikoje atë!" Kështu ai shkoi dhe e shikoi, e pastaj u kthye. Xhibrili tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kushdo që dëgjon për të dhe për begatinë, nderimet dhe mirësitë që i përmban, do të dëshirojë të hyjë në të e të punojë për të. Pastaj Allahu e rrethoi Xhenetin me gjëra të padëshiruara dhe me vështirësi, bie fjala, me: kryerjen e urdhrave dhe shmangien e ndalesave. Andaj, kushdo që dëshiron të hyjë në Xhenet, duhet t'i kalojë këto vështirësi. Pastaj Allahu i Larmadhëruar i tha: "O Xhibril! Shko shikoje Xhenetin, pasi e kam rrethuar me vështirësi!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, pastaj erdhi dhe tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të, për shkak të vështirësive që janë në rrugën drejt tij!" Ndërkaq, kur Allahu e krijoi Zjarrin, tha: "O Xhibril! Shko dhe shikoje atë!" Kështu, shkoi dhe e shikoi atë, pastaj erdhi dhe Xhibrili tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kushdo që dëgjon për dënimin, mundimin dhe torturën që gjendet në të, do ta urrejë të hyjë në të, kështu që do të qëndrojë larg shkaqeve që çojnë drejt tij!" Më pas, Allahu i Lartmadhëruar e rrethoi Zjarrin dhe e bëri rrugën që çon tek ai (të përbërë) me epshe dhe kënaqësi. Pastaj tha: "O Xhibril, shko dhe shikoje atë!" Kështu, Xhibrili shkoi dhe e shikoi atë, pastaj u kthye dhe tha: "O Zot, pasha krenarinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të shpëtojë prej tij, për shkak se është i rrethuar me epshe dhe kënaqësi."