/ Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë)

Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë)

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Do të shkatërrohen (në botën tjetër) ata që e teprojnë në shtrëngim (të dispozitave të fesë).” Këtë e tha tri herë.
E shënon Muslimi

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për dështimin dhe humbjen që do t'i godasë tepruesit, - të cilët veprojnë pa udhëzim (fetar) e pa dituri, - në fenë e tyre, në jetën e kësaj bote, si dhe në fjalët e veprimet e tyre. Pra, tepruesit, të cilët e tejkalojnë kufirin ligjor që e solli Profeti ﷺ.

Hadeeth benefits

  1. Ndalimi i teprimit në të gjitha çështjet dhe nxitja për të shmangur atë nga çdo gjë, sidomos në aktet e adhurimit dhe në madhërimin e njerëzve të devotshëm.
  2. Të kërkosh përsosurinë në adhurim dhe në gjëra të tjera është gjë e lavdërueshme, por bëhet duke ndjekur udhëzimet e fesë.
  3. Është e preferuar që çështja e rëndësishme të nënvizohet, sepse Profeti ﷺ e përsëriti këtë fjali tri herë.
  4. Islami është fe tolerante dhe e lehtë.