Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa idhujtarë, të cilët e kishin tepruar me vrasje e zina, shkuan te Muhamedi ﷺ dhe i thanë: "Ajo...
Disa idhujtarë shkuan te Profeti ﷺ dhe kishin bërë shumë vrasje e zina, e në atë rast i thanë Profetit: "Ajo që po thërret në islam dhe mësimet e tij...
Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: "O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e...
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se nëse një jobesimtar hyn në Islam, do të shpërblehet për veprat e mira që ka bërë në kohën paraislame para se të h...
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për t...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron mirësinë e madhe të Allahut ndaj besimtarëve dhe drejtësinë e Tij ndaj jobesimtarëve. Sa i përket besimtarit, shpërbli...
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe t...
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i tij se, nëse njeriu bën mëkat dhe pastaj thotë: "O Allah, më fal mëkatin!", Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im b...
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vërtet unë jam një njeri që, kur dëgjoja ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu më bëri dobi a...
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se, nëse një njeri bën një mëkat, pastaj merr abdes mirë, e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate, me qëllim që të pendoh...
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Disa idhujtarë, të cilët e kishin tepruar me vrasje e zina, shkuan te Muhamedi ﷺ dhe i thanë: "Ajo që ti e thua dhe në të cilën thërret është gjë e mirë. Sikur të na tregoje se a ka shpagim për veprat tona!" Atëherë zbriti ajeti: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina.” (El Furkan, 68) Po ashtu, zbriti ajeti: “Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.” (Ez Zumer, 53)
Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: "O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e mira që i kam vepruar në periudhën paraislame, bie fjala, për lëmoshën, lirimin e robërve dhe mbajtjen e lidhjeve familjare?" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.”
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër, kurse jobesimtarit për të mirat që i ka bërë për hir të Allahut, i jepen të mira në këtë botë, e, kur kalon në botën tjetër, nuk do të ketë asnjë të mirë që të shpërblehet për të.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i vet i Lartmadhërishëm dhe thotë: “Një njeri bëri një mëkat dhe tha: “O Allah, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to.” Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to." Pastaj bëri mëkat sërish dhe tha: “O Zot, më fal mëkatin!” Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet dhe dënon për to. Bëj ç'të duash (përderisa kërkon falje pas çdo mëkati), se ta kam falur.”
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vërtet unë jam një njeri që, kur dëgjoja ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu më bëri dobi aq sa donte që unë të përfitoja prej tij. Kur ndonjëri nga sahabët më transmetonte ndonjë hadith, unë i kërkoja atij të betohej. Kur ai betohej, unë i besoja. Ebu Bekri më tregoi një hadith, ndërkohë Ebu Bekri tha të vërtetën, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Ali Imran, 135)
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) çdo natë, pasi të mbetet e treta e fundit e natës, në qiellin e kësaj bote, dhe thotë: "A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, që t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, që ta fal?"
Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë, - ndërkohë Numani i drejtoi dy gishtat nga veshët e vet: "Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, tashmë ka rënë në haram, si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra."
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, ndërsa isha mbrapa Profetit ﷺ, më tha: "O djalosh, po të mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bënin mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtonin, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë."
Sufjan ibn Abdullah Thekafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Thashë: "O i Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë lidhur me Islamin, që, pas teje, nuk do të kem nevojë të pyes askënd." I Dërguari ﷺ tha: "Thuaj: "Besoj në Allahun e pastaj qëndro fuqishëm!"
Nga Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”
Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish."