Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) çdo natë, pasi të mbetet e treta e fundit e natës
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Zoti ynë i Lartësuar zbret (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) çdo natë, pasi të mbetet e treta e fundit e natës, në qiellin e kësaj bote, dhe thotë: "A ka kush më lutet Mua, që t'i përgjigjem? A ka kush kërkon nga Unë, që t'i jap? A ka kush kërkon falje prej Meje, që ta fal?"
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se Allahu i Lartmadhëruar zbret në qiellin e kësaj bote çdo natë kur mbetet e treta e fundit e natës dhe i inkurajon robërit e Tij ta lusin Atë, e Ai u përgjigjet atyre; i inkurajon që t'i kërkojnë atë që duan, e Ai ua jep atë që e kërkojnë; i inkurajon që të kërkojnë falje nga mëkate, e Ai i fal robërit e Vet besimtarë.
Hadeeth benefits
Vlera e një të tretës së fundit të natës dhe e namazit, lutjes dhe kërkimit të faljes gjatë saj.
Kur njeriu ta dëgjojë këtë hadith, duhet të kujdeset shumë që t'i shfrytëzojë këto kohë të pranimit të lutjes.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others