/ Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.”

Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.”

Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: "O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e mira që i kam vepruar në periudhën paraislame, bie fjala, për lëmoshën, lirimin e robërve dhe mbajtjen e lidhjeve familjare?" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.”
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se nëse një jobesimtar hyn në Islam, do të shpërblehet për veprat e mira që ka bërë në kohën paraislame para se të hyjë në Islam, si për lëmoshën, lirimin e robërve ose për mbajtjen e lidhjeve familjare.

Hadeeth benefits

  1. Për veprat e mira që i ka bërë jobesimtari në këtë botë, nuk do të shpërblehet në botën tjetër, nëse vdes në kufër (mosbesim).