- Namazi i atij që e ka prishur abdesin nuk pranohet, derisa të pastrohet me larje të tërësishme të trupit (gusël), nëse ka papastërti të madhe; ose me abdes, nëse ka papastërti të vogël.
- Forma e abdesit është kështu: të marrësh ujë, ta rrotullosh në gojë dhe ta nxjerrësh jashtë, pastaj ta tërheqësh ujin me frymë në pjesën e brendshme të hundës, pastaj ta nxjerrësh jashtë. E më pas ta lash fytyrën tri herë, duart së bashku me bërryla tri herë, pastaj t'i japësh mes'h gjithë kokës një herë dhe, në fund, t'i lash këmbët së bashku me kyçet tri herë.