- Inkurajimi që t'u kushtohet kujdes mësimit të abdesit, suneteve, normave të tij dhe veprimit me to.
- Vlera e abdesit dhe se ai është shlyerje për gjynahet e vogla, por për gjynahet e mëdha duhet pendim.
- Kusht për heqjen e gjynaheve është ta përkryesh abdesin dhe ta marrësh ashtu siç duhet, siç e ka sqaruar Profeti ﷺ.
- Shlyerja e gjynaheve në këtë hadith është e kushtëzuar me shmangien nga gjynahet e mëdha dhe pendimin për to. Allahu i Lartësuar thotë: "Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla..." (En Nisa, 31)