“Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”
Nga Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se gjendja e muslimanëve midis tyre sa i takon dashamirësisë, mëshirës, përkrahjes, mbështetjes dhe shqetësimit nga e keqja që u ndodh atyre, duhet të jetë si gjendja e një trupi të vetëm: kur njëri organ i tij sëmuret, i gjithë trupi reagon me pagjumësi dhe ethe.
Hadeeth benefits
Muslimanët duhet të respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit dhe të nxisin njëri-tjetrin për solidarizim dhe mirësjellje të ndërsjellë.
Midis besimtarëve duhet të mbizotërojë dashuria dhe përkrahja.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others