- Rëndësia e mësimit fëmijëve çështjet e fesë, si: teuhdin (monoteizmin), normat e edukatës, e kështu me radhë.
- Shpërblimi është sipas llojit të veprës.
- Urdhri për t'u mbështetur në Allahun, e jo në dikë tjetër. Eh, sa Mbështetës i mirë që është Ai!
- Besimi në caktimin dhe paracaktimin dhe të kënaqurit me të dhe se Allahu ka paracaktuar çdo gjë.
- Atë që e humb urdhrin e Allahut, Ai do ta humbë dhe nuk do ta ruajë.