Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam nd...
Profeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar në hadithin kudsi thotë: "Në namaz e ndava suren el Fatiha përgjysmë mes Meje dhe robit Tim: gjysma është për M...
Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se besa dhe besëlidhja ndërmjet muslimanëve dhe të tjerëve, qofshin jobesimtarë, qofshin hipokritë, është namazi, e ku...
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e nama...
Profeti ﷺ ka tërhequr vërejtjen për lënien e namazit farz (të detyrueshëm) dhe ka thënë se ndërmjet njeriut dhe rënies në shirk e kufër është lënia e...
Salim ibn Ebu Xhadi tregon se një njeri tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata sikur e qortuan për këtë gjë. E kam dëgjuar Profetin ﷺ du...
Dikush nga sahabët tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata që ishin përreth tij sikur e qortuan për këtë gjë. Kësisoj (Salimi tha se) e k...
Nga Ubadeh ibn es-Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Nuk ka namaz ai që nuk këndon Hyrjen...
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se namazi nuk është i saktë pa këndimin e sures el-fatiha, ngaqë ajo është një ndër shtyllat e namazit n...

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: "Fatihanë e kam ndarë përgjysmë mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon. Kur robi thotë: "Elhamdu lil-lahi rabbil-alemin", Allahu i Lartësuar thotë: "Robi Im më falënderoi." Kur thotë: "Err-Rrahmanir-Rrahim", Allahu thotë: "Robi Im më lavdëroi." Kur ai thotë: "Maliki jeumid-din", Allahu thotë: "Robi Im më madhëroi", - një herë pati thënë: "Robi Im më besoi çdo gjë të tij." Kur robi thotë: "Ijjake nabudu ue ijjake nestein", Allahu thotë: "Kjo është mes Meje dhe robit Tim, e robit Tim i takon ajo që e kërkon." Kur robi thotë: "Ihdinas-siratal-mustekim, siratal-ledhine enamte alejhim, gajril-magdubi alejhim, ueled-dal-lin", Allahu thotë: "Kjo i përket robit Tim dhe atij i takon ajo që ka kërkuar.”

Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."

Salim ibn Ebu Xhadi tregon se një njeri tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata sikur e qortuan për këtë gjë. E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!"

Nga Ubadeh ibn es-Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Nuk ka namaz ai që nuk këndon Hyrjen e Kuranit (suren el-fatiha)."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte "Allahu Ekber" (tekbir) në çdo namaz farz e vullnetar, në Ramazan e jashtë tij. Bënte tekbirin kur ngrihej për t'u falur dhe kur binte në ruku. Pastaj (duke u ngritur nga rukuja dhe) para se të binte në sexhde, thoshte: "Semiallahu limen hamideh", dhe: "Rabbena ve lekel-hamd." Duke rënë në sexhde, thoshte: "Allahu ekber". Kur e ngrinte kokën, bënte tekbirin, kur binte sërish, bënte tekbirin dhe, kur ngrihej prej sexhdes, sërish bënte tekbirin. Bënte tekbirin sa herë që ngrihej prej uljes pas dy rekatesh. Kështu vepronte në çdo rekat, derisa e përfundonte namazin. Pasi e përfundonte, thoshte: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë."

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Jam urdhëruar të bëj sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - me duar, me gjunjë dhe me majat e gishtërinjve të këmbëve, si dhe të mos i mbledhim flokët (nëse bien përpara gjatë sexhdes) e të mos i përvjelim rrobat."

Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një natë, duke ndenjur me Profetin ﷺ, e pa Hënën të plotë dhe tha: “Do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç po e shihni Hënën: pa asnjë vështirësi. Po patët mundësi që të mos ju pengojë asgjë nga falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë, bëjeni.” Pastaj lexoi: “... madhëroje Zotin tënd dhe falënderoje Atë para lindjes së Diellit dhe para perëndimit.” (Kaf, 39)

Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”

Nga Burajde ibn Husajbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ka thënë: "Faleni namazin e ikindisë sa më parë, sepse Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e lë namazin e ikindisë, i shkatërrohet puna."

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."