- Nuk vlen këndimi i një surje tjetër në vend të fatihasë, kur personi është i aftë që ta këndojë fatihanë.
- Rekati në të cilin nuk është kënduar fatihaja nuk vlen, si për atë që e lë atë qëllimisht, ashtu dhe për atë që është i paditur dhe për atë që e lë nga harresa. Kjo, sepse fatihaja është një nga shtyllat e namazit dhe shtyllat e namazit nuk shfuqizohen në asnjë rast.
- Këndimi i fatihasë nuk është i detyrueshëm për xhematliun kur e kap imamin në ruku.