Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."
E shënon Muslimi
Shpjegimi
Profeti ﷺ ka tërhequr vërejtjen për lënien e namazit farz (të detyrueshëm) dhe ka thënë se ndërmjet njeriut dhe rënies në shirk e kufër është lënia e namazit, pasi namazi është shtylla e dytë e Islamit dhe rëndësia e tij është e madhe në Islam. Kush e lë atë duke e mohuar obligueshmërinë e tij, ka bërë kufër sipas konsensusit të muslimanëve. Edhe nëse e lë atë plotësisht nga pakujdesia dhe përtacia është jobesimtar. Për këtë gjë është transmetuar konsensusi i sahabëve (se ai është jobesimtar). E, nëse ndonjëherë e lë e ndonjëherë falet, atëherë ai i ekspozohet këtij kërcënimi të rëndë.
Hadeeth benefits
Rëndësia e namazit dhe kryerja e tij në vazhdimësi, pasi është vija ndarëse mes mosbesimit dhe besimit.
Paralajmërim i ashpër kundër lënies së namazit dhe braktisjes së tij.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others