- Është obligim që sexhdeja të bëhet me shtatë gjymtyrët.
- Është e urryer që rrobat dhe flokët të mblidhen gjatë namazit.
- Namazliu e ka obligim të jetë i qetë gjatë namazit, t'i vendosë shtatë gjymtyrët e sexhdes në tokë dhe të qëndrojë në këtë pozitë derisa ta kryejë dhikrin që ligjësohet të thuhet.
- Ndalimi i mbledhjes së flokëve është i veçantë për burrat, jo për gratë, sepse gratë gjatë namazit urdhërohen të mbulohen.