- Rëndësia e madhe e Fatihasë, saqë Allahu i Lartësuar e quajti atë namaz.
- Sqarimi i kujdesit të Allahut të Lartësuar për robin e Tij, pasi Ai e falënderoi atë për falënderimin, lavdërimin dhe madhërimin që ia kushtoi Atij dhe i premtoi se do t'i jepte atë që ai kërkoi.
- Kjo sure fisnike ngërthen në vete falënderimin për Allahun, përmendjen e Ditës së Kiametit, lutjen kushtuar Allahut, adhurimin e sinqertë kushtuar Atij dhe lutjen për udhëzim në rrugën e drejtë e paralajmërimin nga rrugët e kota.
- Kur namazliu ta ketë parasysh këtë hadith teksa e lexon Fatihanë, ia shton përkushtimin në namaz.