Shpjegimi
Profeti ﷺ transmeton nga Zoti i tij se, nëse njeriu bën mëkat dhe pastaj thotë: "O Allah, më fal mëkatin!", Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur atë." Pastaj njeriu bëri mëkat përsëri dhe tha: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur Robin Tim." Sërish ky njeri bën mëkat dhe thotë: "O Zot, më fal mëkatin!" Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Robi Im bëri mëkat, por e diti se ka një Zot që i fal mëkatet, i mbulon, i tejkalon ose dënon për to, e Unë e kam falur Robin Tim. Le të bëjë çfarë të dojë, përderisa sa herë që bën një mëkat, e braktis mëkatin dhe pendohet e vendos që të mos kthehet në të, por ja që atë e pushton vetja e kësisoj bie përsëri në mëkat, kështu që përderisa e bën këtë: mëkaton dhe pendohet, Unë do ta fal, sepse pendimi e shkatërron atë që ka ndodhur më herët."