Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikua...
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) për t'ia dhënë besën pri...
Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka b...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se secilin që Allahu i Lartësuar e ka bërë udhëheqës dhe përgjegjës mbi njerëzit, qoftë ajo udhëheqësi e përgjithsh...
Umu Seleme, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë g...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se do të na caktohen prijës, disa vepra të të cilëve i dimë, sepse janë në përputhje me atë që njihet nga feja, si...
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe d...
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregoi se mbi muslimanët do të ketë prijës, të cilët do t'i monopolizojnë pasuritë e muslimanëve dhe punët e tjera të kësa...
Nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili ës...
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se të gjithë muslimanët kanë nga një përgjegjësi në shoqëri dhe ata duhet të kujdesen dhe ta mbartin atë....
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush refuzon t'i bindet prijësit dhe largohet nga muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) e pastaj vdes në këtë gjendje, vdekja e tij i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush lufton nën një flamur të lajthitur, hidhërohet për shkak të fanatizmit fisnor dhe thërret në këtë fanatizëm, ose e përkrah fanatizmin, pastaj vritet në këtë gjendje, vrasja e tij i ngjan vrasjes së periudhës (së injorancës) paraislame. Kush ngrihet kundër umetit tim (të unifikuar që i janë besatuar prijësit), duke sulmuar e vrarë si të keqin ashtu dhe të mirin, duke mos e kursyer fare besimtarin dhe duke mos e mbajtur besatimin me atë (prijës) që i janë besatuar, të tillët nuk janë në mësimet dhe udhëzimin tim, si dhe mësimet e udhëzimi im s'janë me ta.”
Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin."
Umu Seleme, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, çfarë po na porosit, pra?" Ai tha: “T'i kryeni detyrat që ju përkasin dhe t'i kërkoni Allahut atë që ju takon.”
Nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tansmeton e thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë në shtëpinë time: "O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!"
Temim Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Feja është sinqeriteti." E pyetëm: "Ndaj kujt?" Ai tha: "Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve."
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit, kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërkaq, ata që janë thelluar në dijeni, thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Ali Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruajuni prej tyre!”
Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."
Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që i respekton kufijtë e Allahut dhe ai që i shkel ata i shëmbëllejnë një populli që kanë vënë short për një anije. Njëri grup (sipas shortit) qëndroi sipër (në kuvertë), kurse tjetri poshtë (në hambar). Këta, që ishin poshtë, atyre që ishin sipër, u kërkonin ujë për të pirë dhe thanë: "Sikur të shponim një vrimë në pjesën tonë, më s'do t'i bezdisnim këta sipër nesh." Nëse ata sipër do t'i lejonin të vepronin atë që dëshironin këta, atëherë do të shkatërroheshin të gjithë, por, nëse do t'i ndalonin, do të shpëtonin të gjithë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre, por edhe ai që thërret në lajthitje, do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”
Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Një person erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Më ka ngordhur kafsha, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim (për në betejë)?" Ai ﷺ tha: "Nuk kam." Një person tjetër tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta drejtoj te dikush që do t'i gjejë kafshë udhëtimi." I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë.”