- Hadithi është një nga shenjat e profecisë së Muhamedit ﷺ, sepse ai tregoi se çfarë do të ndodhte në umetin e tij, gjë që ndodhi siç tha.
- Lejohet që i sprovuari të informohet për fatkeqësinë që pritet ta godasë, që ta qetësojë veten kur ajo ta godasë e të jetë i durueshëm dhe të shpresojë shpërblimin (tek Allahu).
- Kapja fort për Kuran dhe Sunet është rrugëdalje nga fitnet (sprovat) dhe mospajtimet.
- Inkurajimi që t'i dëgjojmë dhe t'u bindemi prijësve (muslimanë) në gjëra të mira dhe të mos bëjmë kryengritje kundër tyre, edhe nëse ata bëjnë padrejtësi.
- Përdorimi i urtësisë dhe pasimit të Sunetit në kohë fitnesh (trazirash).
- Njeriu duhet ta përmbushë atë që e ka për detyrë, edhe nëse i ndodh ndonjë padrejtësi.
- Ky hadith ngërthen në vete rregullën fikhore: zgjedh të keqen më të vogël nga dy të këqijat ose dëmin më të vogël nga dy dëmet.