- Bindja ndaj prijësit është detyrë, përderisa nuk i bëhet mëkat Allahut të Lartmadhëruar.
- Në këtë hadith ka paralajmërim të ashpër për ata që nuk i binden imamit (pijësit) dhe largohen nga muslimanët (e unifikuar në të vërtetën), kështu që, nëse vdesin në këtë gjendje, vdekja e tyre i ngjan vdekjes së periudhës (së injorancës) paraislame.
- Në këtë hadith ka ndalesë që të luftohet për fanatizëm fisnor.
- Përmbushja e marrëveshjeve është detyrë.
- Në bindjen (ndaj prijësit) dhe të kapurit për bashkësinë (e unifikur të muslimanëve në të vërtetën) ka shumë të mira, siguri, qetësi dhe përmirësim të gjendjes.
- Është e ndaluar t'i shëmbëllejmë gjendjes së njerëzve të periudhës së injorancës.
- Ka urdhër për të qëndruar bashkë me bashkësinë (e unifikuar) të muslimanëve (në të vërtetën).