- Vlera e thirrjes për në udhëzim, qoftë pak, qoftë shumë, dhe se thirrësi e ka shpërblimin të ngjashëm me atë që vepron (sipas udhëzimit të tij), e kjo është nga mirësia e madhe e Allahut dhe bujaria e Tij e përsosur.
- Rreziku i thirrjes drejt devijimit, qoftë i vogël, qoftë i madh, dhe se thirrësi e ka barrën e mëkatit të njëjtë sikurse vepruesi.
- Shpërblimi është sipas llojit të veprës: ai që thërret drejt së mirës, do ta ketë shpërblimin të barabartë me shpërblimin e vepruesit, sikundërqë ai që thërret drejt së keqes, do të ketë barrë të barabartë mëkati me atë që e vepron.
- Muslimani duhet të ruhet që të mos merret shembull nga të tjerët, duke bërë mëkat haptazi, teksa e shohin njerëzit, sepse ai bën mëkat, meqë të tjerët e imituan, edhe nëse ai nuk i inkurajoi për të bërë këtë.