- Një nga treguesit e profecisë së Pejgamberit ﷺ është se atij i tregoi Allahu për gjërat e fshehta që do të ndodhnin në të ardhmen dhe ato ndodhnin mu ashtu siç i tregonte ai.
- Nuk lejohet të kënaqurit me të keqen e as pjesëmarrja në të. Ajo duhet të kundërshtohet.
- Nëse prijësit shpikin gjëra që bien ndesh me fenë, nuk lejohet t'u bindemi në këtë gjë.
- Nuk lejohet rebelimi kundër prijësve muslimanë, për shkak të dëmit, gjakderdhjes dhe humbjes së sigurisë që do të rezultojë si pasojë e kësaj. Më e lehtë është t'i durosh të këqijat e prijësve mëkatarë dhe të jesh i durueshëm për dëmin që ata e shkaktojnë (sesa të rebelohesh).
- Namazi ka pozitë madhështore dhe është dallues mes kufrit dhe Islamit.