- Kz hadithi është bazë që tregon nivelet e ndryshimit të së keqes.
- Urdhri që e keqja të ndalohet shkallë-shkallë, secili sipas aftësive dhe mundësive që ka.
- Ndalimi i së keqes është një kapitull madhështor në fe, i cili nuk bie nga askush dhe çdo musliman është i obliguar ta bëjë atë sipas mundësive të tij.
- Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i së keqes janë prej virtyteve të besimit, i cili shtohet e pakësohet.
- Për të ndaluar të keqen, kushtëzohet të diturit se vepra e tillë është e keqe.
- Kusht për të ndryshuar një të keqe është që të mos rezultojë ky ndryshim në një të keqe më të madhe.
- Për të ndaluar të keqen ka rregulla dhe kushte, që muslimani duhet t'i mësojë.
- Ndalimi i së keqes kërkon një politikë sheriatike, dituri dhe urtësi.
- Mosndalimi i së keqes me zemër tregon se besimi është dobët.