- Mesazhi i Profetit ﷺ është për mbarë botën; është detyrë të ndiqet dhe legjislacioni i tij i ka shfuqizuar të gjitha legjislacionet.
- Kushdo që nuk i beson Profetit ﷺ, nuk do t'i bëjë dobi pretendimi i tij se beson në profetët e tjerë.
- Kushdo që nuk ka dëgjuar për Profetin ﷺ dhe nuk i ka arritur thirrja islame, është i arsyetuar dhe çështja e tij në botën tjetër i takon Allahut të Lartësuar.
- Pranimi i Islamit i bën dobi njeriut edhe nëse ai është afër vdekjes, madje edhe gjatë sëmundjes së rëndë, përderisa shpirti nuk i arrin në fyt.
- Konsiderimi i saktë i fesë së jomuslimanëve, si ajo e hebrenjve dhe e të krishterëve, është kufër (dalje prej fesë).
- Fakti që hebreu dhe i krishteri janë përmendur në hadith është paralajmërim për të gjithë të tjerët. Kjo, se hebrenjtë dhe të krishterët kishin Libër (hyjnor), kështu që, nëse e tillë është puna e tyre, atëherë me të tjerët, që nuk kishin libër, është më parësore, sepse të gjithë ata e kanë obligim të hyjnë në fenë e Profetit ﷺ dhe t'i binden atij.