- Është e ndaluar falja e namazit në varre, mes tyre ose në drejtim të tyre, me përjashtim të namazit të xhenazes, siç është vërtetuar një gjë e tillë në sunet (udhëzimin profetik).
- Ndalimi i faljes së namazit te varrret është për t'i mbyllur shtigjet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).
- Islami e ndaloi teprimin në raport me varret dhe nënçmimin e tyre, kështu që nuk ka teprim e as cungim.
- Pacenushmëria e muslimanit të vdekur mbetet edhe pasi të ndërrojë jetë. Këtë e mbështet hadithi i Profetit ﷺ: "Thyerja e eshtrave të të vdekurit është sikur t'i thyhen duke qenë gjallë."