- Pasi të bjerë shiu, është e pëlqyeshme të thuhet: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut."
- Kushdo që ua adreson yjeve mirësinë e zbritjes së shiut dhe të gjërave të tjera, qoftë si krijim, qoftë si sjellje në ekzistencë, është jobesimtar, që ka bërë kufër të madh (që e nxjerr nga feja). E, nëse ia adreson si shkak, atëherë ai është jobesimtar, që ka bërë kufër të vogël (që nuk e nxjerr nga feja), sepse nuk është as shkak fetar e as shkak lëndor - konkret.
- Mirësia është shkak për të bërë kufër (mobesim), nëse ajo mohohet, si dhe është shkak për iman (besim), nëse ajo falënderohet.
- Është e ndaluar të thuhet: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", edhe nëse është për qëllim koha, për t'i mbyllur kështu rrugët e shirkut (idhujtarisë).
- Është obligim që zemra të jetë e lidhur me Allahun e Lartësuar, për tërheqjen e begative dhe pengimin e dënimit.