- Falli është haram dhe shkuarja te falltarët e pyetja e tyre rreth gjërave të fshehta.
- Njeriu mund të privohet nga shpërblimi i adhurimit, si ndëshkim për shkak të ndonjë gjynahu të bërë.
- Në ndalesën e përmendur në hadith bën pjesë horoskopi dhe shikimi në të, leximi i pëllëmbës e filxhanit, qoftë dhe thjesht për informacion, sepse e tërë kjo është prej tregimit të fatit dhe nga pretendimi i njohjes së të fshehtës.
- Nëse ky është dënimi për atë që shkon te fatthënësi, ç'mund të thuhet për dënimin e vetë fatthënësit?!
- Namazi që është falur përgjatë dyzet ditëve llogaritet i kryer, nuk duhet kompensuar, por nuk ka shpërblim për të.