- Është haram të thuhet: “Çfarë dëshiroi Allahu dhe deshe ti!” e shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes lidhëzës “dhe”, sepse kjo është formë shirku (idhujtarie) në shprehje dhe në fjalë.
- Është e lejuar të thuhet: “Siç dëshiron Allahu e pastaj siç dëshiron ti!", dhe shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes ndajfoljes "pastaj", sepse kështu e ndaluara mënjanohet.
- Pohimi i dëshirës së Allahut dhe pohimi i dëshirës së njeriut dhe se dëshira e këtij të fundit është pasuese e dëshirës së Allahut të Lartësuar.
- Është e ndaluar që njerëzit të bëhen ortakë me Allahun në dëshirën e Tij, qoftë dhe verbalisht.
- Nëse ai që e barazon dëshirën e Allahut me dëshirën e ndonjë krijese në të shprehur beson se dëshira e njeriut është sikurse dëshira e Allahut të Lartmadhëruar, respektivisht e barabartë me të në gjithëpërfshirje e përgjithësim, ose se njeriu ka dëshirë të pavarur, atëherë kjo është shirk i madh, e, nëse beson se është poshtë kësaj, atëherë është shirk i vogël.