- Bindja ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ është njëkohësisht bindje ndaj Allahut, sikundërqë kundërshtimi i tij është kundërshtim i Allahut.
- Bindja ndaj të Dërguarit ﷺ e bën të obliguar Xhenetin, sikundrëqë kundërshtimi i tij e bën të obliguar Zjarrin.
- Sihariqi për të bindurit e këtij umeti (populli) se që të gjithë do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që nuk i binden Allahut e të Dërguarit të Tij.
- Dhembshuria e Profetit ﷺ për umetin e tij dhe kujdesi i tij që ata të udhëzohen.