- Tejkalimi i kufirit legjitim në raport me varret e profetëve dhe të devotshmëve bën që ata të adhurohen në vend të Allahut, andaj duhet pasur kujdes nga mjetet që çojnë drejt shirkut (idhujtarisë).
- Nuk lejohet t'i synosh varret (me vizitë) për t'i nderuar dhe për të bërë adhurim tek ato, sado afër Allahut të Lartëruar (me pozitë) të jetë i varrosuri.
- Është haram të ndërtohen xhamitë mbi varre.
- Është e ndaluar falja e namazit te varret, edhe nëse nuk është ndërtuar faltore - xhami, përveç namazit të xhenazes, së cilës nuk i është falur namazi (në xhami, bën t'i falet aty).