- Është e ndaluar që shtëpitë të zhvishen nga adhurimi kushtuar Allahut të Lartësuar.
- Ndalohet udhëtimi për të vizituar (ekskluzivisht) varrin e Profetit ﷺ, sepse ai urdhëroi t'i çojmë salavate dhe tregoi se ato i arrijnë. Mirëpo, udhëtmi merret me qëllim të Xhamisë (së Profetit) dhe për të bërë namaz në të.
- Është e ndaluar që vizita e varrit të Profetit ﷺ të shndërrohet në vendfestë, duke e përsëritur rregullisht në një mënyrë të caktuar në një kohë të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për vizitën e ndonjë varri tjetër.
- Ky hadith dëshmon nderimin që Zoti ia bëri Profetit ﷺ, meqë i përligji salavatet dhe selamet për të, në çdo kohë dhe vend.
- Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.