/ Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!

Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!

Aishja dhe Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: "Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një këmishë. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Aishja dhe Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) na tregojnë se, kur Profetit ﷺ i afrua vdekja, vendosi një copë pëlhure në fytyrën e tij, e, kur e kishte të vështirë frymëmarrjen për shkak të agonisë së vdekjes, e hoqi nga fytyra dhe në atë gjendje të rëndë tha: "Allahu i mallkoftë hebrenjtë e të krishterët dhe i dëboftë nga mëshira e Tij, për shkak se ndërtuan xhami mbi varret e profetëve të tyre!" Sikur të mos ishte kjo çështje e rrezikshme, nuk do të përmendte një gjë të tillë në këtë gjendje, prandaj Profeti ﷺ e ndaloi umetin e tij që të mos u shëmbëllejnë atyre në këtë vepër, sepse është një vepër e hebrenjve dhe e të krishterëve, dhe se është shteg që çon drejt shirkut ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Hadeeth benefits

  1. Ndalesa që varret e profetëve dhe njerëzve të mirë të shndërrohen në faltore, që bëhet namaz në to për hir të Allahut, sepse kjo është mjet që dërgon në shirk (idhujtari).
  2. Interesimi i madh dhe kujdesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ për teuhidin dhe frika e tij nga madhërimi i varreve, sepse kjo çon drejt shirkut.
  3. Lejimi i mallkimit të hebrenjve e të krishterëve dhe atyre që veprojnë njëjtë si ata, duke ndërtuar mbi varre dhe duke i shndërruar ato në faltore.
  4. Ndërtimi mbi varre është një nga traditat e hebrenjve dhe të krishterëve, prandaj hadithi e ndalon shëmbëllimin me ta.
  5. Nga shndërrimi i varreve në faltore - xhami është namazi në to dhe në drejtim të tyre, edhe nëse nuk është ndërtuar faltore (mbi to).