Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Larmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak. Kushdo që bën një vepër duke më bërë Mua ortak dikë në atë vepër, Unë e braktis atë së bashku me ortakërinë që ma ka bërë.”
E shënon Muslimi
Shpjegimi
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Unë aspak nuk kam nevojë për ortak." Ai është i Vetëmjaftueshëm kundrejt çdo gjëje. Nëse njeriu bën një akt adhurimi dhe e bën për Allahun a për dikë tjetër, atëherë Allahu do ta braktisë atë dhe nuk do t'ia pranojë, si dhe do t'ia kthejë mbrapsht vepruesit atë që e ka bërë. Është obligim që vepra të bëhet sinqerisht për Allahun e Lartësuar, sepse Ai i pranon vetëm ato vepra që janë të sinqerta për fytyrën e Tij fisnike.
Hadeeth benefits
Paralajmërim kundër shirkut (idhujtarisë) me të gjitha format e tij dhe se ai është pengesë për pranimin e veprës.
Kur robi ia kujton vetes vetëmjaftueshmërinë dhe madhështinë e Allahut, kjo i ndihmon që veprën ta bëjë sinqerisht për Të.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others