- Mëkatet dallojnë prej njëri-tjetrit sa i përket peshës së rëndë, ashtu siç dallojnë mes vete veprat e mira sa i përket mirësisë.
- Mëkati më i madh është: t'i bësh ortak Allahut të Lartësuar (shirku), pastaj ta vrasësh fëmijën nga frika se do të ushqehet me ty e pastaj të bësh kurvëri me gruan e fqinjit tënd.
- Rrizku është në duart e Allahut dhe Ai, i Lartësuari, e ka marrë përsipër furnizimin e krijesave.
- E drejta e fqinjit është e madhe dhe dëmtimi i tij është mëkat më i madh sesa dëmtimi i të tjerëve.
- Krijuesi është meritori për t'ia kushtuar adhurimin, i Vetmi, i Cili nuk ka ortak.