- Vlera e Ebu Bekër Sidikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe se ai është më i miri nga sahabët e njeriu më i denjë për t'u bërë kalif pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ.
- Ndërtimi i xhamive mbi varre është nga të këqijat e popujve të mëparshëm.
- Është e ndaluar marrja e varreve si vende adhurimi për t'u falur tek ato ose në drejtim të tyre, ose të ndërtohen mbi to xhami a kupola. Kjo, për t'u ruajtur nga rënia në shirk (idhujtari) për shkak të kësaj.
- Paralajmërim ndaj teprimit në raport me njerëzit e devotshëm, për shkak se një gjë e tillë çon në shirk (idhutjari).
- Rreziku i asaj për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ, sepse këtë e theksoi pesë net para vdekjes së tij.