- Nxitja për ta kumtuar fenë e Allahut dhe se njeriu duhet ta zbatojë atë që e ka mësuar përmendsh dhe e ka kuptuar, edhe nëse është e lehtë.
- Është detyrë të kërkohet dija fetare, që njeriu të ketë mundësi ta adhurojë Allahun dhe ta kumtojë fenë e Tij në mënyrë të saktë.
- Është obligim të vërtetohemi se a është i vërtetë hadithi para se ta kumtojmë ose ta shpërndajmë, duke pasur kështu kujdes që të mos futemi në këtë kërcënim të rëndë.
- Inkurajimi për ta thënë të vërtetën dhe për të pasur kujdes në raport me hadithet, për të mos rënë kështu në gënjeshtër, sidomos në fenë e Allahut të Lartmadhëruar.