- Inkurajimi për të dhënë sadaka dhe për të shpenzuar në rrugën e Allahut.
- Lëmosha për bamirësi është një nga arsyet më të mëdha për ta arritur bereqetin dhe shumëfishimin e riskut dhe që Allahu t'ia japë robit atë që ka shpenzuar.
- Ky hadith është nga ato që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor, që shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.