Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut."
E shënon Muslimi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sadakaja nuk e pakëson pasurinë, por, përkundrazi, i largon të këqijat dhe Allahu ia zëvendëson personit të tillë me mirësi madhështore, prandaj i shtohet dhe nuk i pakësohet.
Falja, duke pasur mundësi për t'u hakmarrë ose për ta ndëshkuar personin që të ka bërë dëm, vetëm e shton fuqinë dhe krenarinë tënde.
Kushdo që tregohet modest dhe i thjeshtë për hir të Allahut, e jo nga frika a lajkatimi për ndokënd ose për të përfituar prej ndokujt, shpërblimi i tij do të jetë lartësim dhe nderim te të tjerët.
Hadeeth benefits
Mirësia dhe suksesi qëndron në respektimin e fesë dhe të bërët mirë, edhe nëse disa njerëz mendojnë se është ndryshe.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others