“Një namaz në këtë xhaminë time është më i vlefshëm sesa një mijë namaze në xhamitë e tjera, përveç në Xhaminë e Shenjtë (Qabe).”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Një namaz në këtë xhaminë time është më i vlefshëm sesa një mijë namaze në xhamitë e tjera, përveç në Xhaminë e Shenjtë (Qabe).”
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron vlerën e namazit në xhaminë e tij dhe se ai është më i mirë në shpërblim sesa një mijë namaze në çdo xhami tjetër në tokë, përveç Xhamisë së Shenjtë në Mekë, ku namazi në të është më me vlerë sesa namazi në Xhaminë e Profetit ﷺ.
Hadeeth benefits
Shumëfishimi i shpërblimit për faljen e namazit në Xhaminë e Shenjtë (Qabe) dhe në Xhaminë Profetike.
Namazi në Xhaminë e Shenjtë është më i mirë se njëqind mijë namaze në xhamitë e tjera.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others