Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vuaja nga hemorroidet, andaj e pyeta Profetin ﷺ rreth namazit, e në atë rast më tha: "Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë."
E shënon Buhariu
Shpjegimi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, në parim, namazi falet në këmbë, mirëpo, nëse personi nuk mund të qëndrojë në këmbë, falet ulur. E, nëse nuk mund të falet ulur, atëherë i lejohet të falet i shtrirë anash.
Hadeeth benefits
Obligueshmëria e namazit nuk bie për sa kohë që njeriu ka mendje (të shëndoshë), kështu që namazliu kalon nga një gjendje në tjetrën.
Ky hadith tregon se Islami është tolerant dhe i lehtë, sepse njeriu e kryen adhurimin në formën që ka mundësi.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others