/ Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin

Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse në ditën e premte, teksa imami është duke ligjëruar, i thua shokut tënd: "Hesht!", veçse e ke humbur shpërblimin."
Muttefek alejhi

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron një nga normat e detyrueshme për ata që marrin pjesë në hutben e xhumasë, që është: të heshtet teksa imami ligjëron, që të përsiatë mbi hutben. Ai që flet, - qoftë dhe pak, - teksa imami është duke ligjëruar, fjala vjen, i thotë ndokujt: “Hesht!”, ose: “Dëgjo!”, veçse e ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë.

Hadeeth benefits

  1. Të folurit gjatë dëgjimit të hutbes është haram, qoftë dhe me ndalimin e së keqes, qoftë me kthimin e selamit, qoftë duke i thënë teshtitësit: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!"
  2. Nga kjo gjë bën përjashtim ai që i drejtohet imamit ose imami i drejtohet atij.
  3. Në rast nevoje lejohet të folurit ndërmjet dy hutbeve.
  4. Nëse Profeti ﷺ përmendet gjatë kohës kur imami e mban hutben, atëherë i dërgon salavate dhe selame në heshtje, e njëjtë vepron kur të thuash: "Amin", pasi imami të bëjë lutje.