Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare)
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare): dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij, dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para farzit të sabahut. Gjatë kësaj kohe nuk hynim te Profeti ﷺ (në shtëpinë e tij). Hafsa më tregoi se, kur myezini e thërriste ezanin dhe hynte sabahu, i falte dy rekate. Në një transmetim qëndron: "Profeti ﷺ i falte dy rekate pas xhumasë."
Të gjitha transmetimet janë muttefek alejhi
Shpjegimi
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) sqaron se prej namazeve vullnetare që i ka mbajtur në mend nga Profeti ﷺ janë dhjetë, të cilat quhen sunetet e rregullta ditore (ar. es-sunen er-ravatib). Dy rekate para dreksës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij dhe dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para namazit të sahabut. Kështu, bëjnë dhjetë rekate. Sa i përket namazit të xhumasë, Profeti ﷺ i falte dy rekate pas tij.
Hadeeth benefits
Është e pëlqyeshme që këto sunete të rregullta ditore të falen në vazhdimësi.
Është e ligjshme që sunetet të falen në shtëpi.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others