i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte
Verradi, i çrobëruari i Mugire ibn Shuëbes, tregon: "Mugire ibn Shuëbe i shkroi Muaviut se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte: “La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir. Allahumme la mania lima atajte, ve la mu'tije lima menate, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."
Muttefek alejhi
Shpjegimi
Profeti ﷺ pas çdo namazi obligativ, thoshte*: “La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir. Allahumme la mania lima atajte, ve la mu'tije lima menate, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."
Kjo nënkupton se unë e miratoj dhe e pranoj fjalën e teuhidit (monoteizmit): La ilahe il-lallah. Adhurimin e vërtetë e pohoj për Allahun dhe e mohoj atë nga çdo gjë tjetër, kështu që nuk ka të denjë për t'u adhuruar pos Allahut. Gjithashtu e miratoj se pushteti i vërtetë e i plotë i takon Allahut dhe gjithë lavdërimi i banorëve të qiejve dhe të Tokës i takon Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë. Atë që Allahu e ka caktuar për t'ia dhënë dikujt ose për të mos ia dhënë dikujt tjetër, askush nuk mund ta kthejë dhe tek Ai nuk bën dobi pasuria e të pasurit, por bën dobi vepra e tij e mirë.
Hadeeth benefits
Është e rekomanduar të thuhet ky dhikër pas namazeve (farz), sepse ngërthen në vete fjalë të monoteizmit dhe lavdërimit (ndaj Allahut).
Shpejtmi për t'i praktikuar këto sunete dhe për t'i përhapur.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others