- Adhurimet duhet të bazohen në atë që ndodhet në Kuran dhe në Sunet, kështu që e adhurojmë Allahun e Lartësuar vetëm sipas asaj që e ka ligjësuar, e jo me bidate dhe shpikje.
- Feja nuk bazohet në hamendësime dhe në gjërat që i shohim si të mira, por në ndjekje të të Dërguarit ﷺ.
- Ky hadith është argument se feja është e përsosur.
- Bidat është gjithçka që është futur në fe dhe nuk ka qenë e pranishme gjatë kohës së Profetit ﷺ dhe shokëve të tij, qoftë besim e fjalë, qoftë veprim.
- Ky hadith është një nga bazat e Islamit dhe është si peshore për veprimet. Ashtu si çdo veprim, me të cilin nuk synohet kënaqësia e Allahut, që nuk ka shpërblim për atë që e kryen atë, po ashtu çdo veprim që nuk është në përputhje me atë që e solli i Dërguari i Allahut ﷺ, i refuzohet atij që e vepron.
- Shpikje të ndaluara janë ato që ndërlidhen me çështjet e fesë, e jo të kësaj bote.