Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Nuk ka namaz kur shtrohet ushqimi e as nën presionin e nevojave fiziologjike."
E shënon Muslimi
Shpjegimi
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith e ka ndaluar faljen e namazit kur shtrohet ushqimi, tek i cili shpirti i namazliut anon dhe zemra e tij është e lidhur me të.
Gjithashtu, e ndaloi të falet namazi nën presionin e nevojave fiziologjike: nevojës së vogël dhe të madhe, për shkak se mendja e tij angazhohet për ta larguar këtë presion.
Hadeeth benefits
Namazliu duhet të largojë çdo gjë që e shpërqendron atë nga namazi i tij, para se ta fillojë atë.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others