- Kjo lutje kërkimstrehimi është një nga lutjet më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse, sepse përfshin kërkimstrehimin (tek Allahu) që të na mbrojë nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
- Pohimi dhe vërtetimi i dënimit të varrit dhe se ai është hak (i vërtetë).
- Rreziku i fitneve (sprovave) dhe rëndësia e kërkimit të ndihmës së Allahut dhe lutjes drejtuar Atij që të na shpëtojë prej tyre.
- Pohimi se Dexhalli do të dalë dhe se fitneja (sprova) e tij është e madhe.
- Thënia e kësaj lutjeje është e rekomanduar pas teshehudit të fundit.
- Pas veprës së mirë është e rekomanduar të bëhet lutje.