- Vendi i teshehudit është ulja pas sexhdes së fundit në çdo namaz dhe pas rekatit të dytë në namazet trerekatëshe dhe katërrekatëshe.
- Përshëndetjet (tehijat) janë të detyrueshme gjatë teshehudit dhe lejohet të thuhet cilido lloj i teshehudit që vërtetohet nga Profeti ﷺ.
- Lejohet që namazliu të bëjë lutje gjatë namazit për çka të dojë, përderisa nuk është mëkatim.
- Është e rekomanduar gjatë lutjes të fillohet me veten.