Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!
Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Shpjegimi
Profeti ﷺ në namazin e tij i bënte këto pesë lutje ndërmjet dy sexhdeve, për të cilat muslimani ka shumë nevojë. Këto lutje ngërthejnë në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, bie fjala, kërkimi i faljes, mbulimi i mëkateve dhe tejkalimi i tyre, kërkimi i mëshirës, shpëtimi nga dyshimet, epshet e sëmundjet; lutja drejtuar Allahut për udhëzim drejt së vërtetës dhe qëndrueshmërisë në të; lutja për të të dhënë besim, dituri, vepra të mira dhe për të të dhënë pasuri hallall e të mirë.
Hadeeth benefits
Ligjësimi i kësaj lutjeje në uljen që bëhet ndërmjet dy sexhdeve.
Vlera e kësaj lutjeje, sepse ngërthen në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Share
Use the QR code to easily share the message of Islam with others