/ “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”

“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”

Amër ibn Shuajbi ka përcjellë nga i ati e ai nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
E shënon Ebu Davudi

Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se prindi e ka për detyrë t'i urdhërojë djemtë dhe vajzat e tij të falin namazin në moshën shtatë vjeçe dhe t'u mësojë atyre njohuritë e nevojshme për faljen e tij. E kur të arrijnë moshën dhjetë vjeçe, ai duhet ta përforcojë urdhrin e tij, duke i disiplinuar ata nëse tregojnë shkujdesje në faljen e namazit. Gjithashtu, në këtë moshë, ai duhet t'i ndajë ata në shtretër të veçantë.

Hadeeth benefits

  1. Mësimi i çështjeve të fesë (në veçanti namazin) fëmijëve të vegjël, që nuk kanë arritur ende moshën e pubertetit.
  2. Disiplinimi me rrahje të jetë për t'i edukuar e jo për t'i ndëshkuar dhe të jetë në mënyrë të përshtatshme dhe të arsyeshme.
  3. Sheriati i ka kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes së nderit, duke mbyllur çdo rrugë që mund të shpjerë në shthurje.