- Namazi me xhemat është obligim (vaxhib), sepse lehtësimi ndodh për një gjë që është e obliguar dhe vaxhib.
- Fjala e Profetit ﷺ: "Përgjigjju!", për atë që e dëgjon thirrjen, tregon se namazi me xhemat është obligim, sepse në parim urdhri tregon se një gjë e tillë është obligim.