- Femra e ka obligim të pastrohet tërësisht kur t'i mbarojnë ditët e menstruacioneve.
- Femra që ka gjakrrjedhje të çrregullt e ka obligim ta falë namazin.
- Menstruacionet janë gjak i natyrshëm që lëshohet nga mitra përmes vulvës (organit të jashtëm) të një gruaje të rritur dhe vjen tek ajo në ditë të caktuara.
- Gjaku i çrregullt (ar. el-Istihada) është rrjedhje e gjakut afër fundit të mitrës jo në kohë të vet.
- Dallimi midis gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të çrregullt është se gjaku i menstruacioneve është i zi, i trashë dhe ka erë të keqe, ndërsa gjaku i çrregullt është i kuq, i hollë dhe nuk ka erë të keqe.