- Përligjja e dhënies mes'h mesteve është kur merret abdes nga papastërtia e vogël kuptimore (ar. el-hadeth el-asgar), ndërsa për larjen e tërësishme nga papastërita e madhe kuptimore (ar. el-hadeth el-ekber), patjetër duhen larë këmbët.
- Mes'hu (fshirja) bëhet një herë, duke e kaluar dorën e lagur mbi pjesën e sipërme të mesteve, e jo pjesën e poshtme.
- Për mes'hin mbi meste kushtëzohet që të vishen pas një abdesi të plotë, në të cilin i ka larë këmbët me ujë dhe që mestet të jenë të pastra, ta mbulojnë pjesën e detyrueshme të këmbës dhe mes'hu të jetë nga ndonjë papastërti e vogël kuptimore, e jo për shkak të xhunubllëkut ose diçkaje që e bën të detyrueshëm guslin (larjen e tërësishme të trupit). Po ashtu që mes'hu të jetë në kohën të përcaktuar fetarisht, që është një ditë e një natë për vendasin dhe tri ditë e tri net për udhëtarin.
- Çdo gjë që i mbulon këmbët, bie fjala, çorapet dhe gjëra të tjera, krahasohen me mestet, rrjedhimisht lejohet dhënia mes'h atyre.
- Në këtë hadith tregohet karakteri dhe mësimdhënia e mirë e Profetit ﷺ, sepse e ndali Mugiren që t'i hiqte mestet dhe ia shpjegoi arsyen se i kishte futur ato me avdes, që ta qetësojë dhe t'ia mësojë vendimin.